Nxjerrja e studentit nga konvikti për macën ndez shqetësime

Një student u përzu natën dhe kaloi orët e vona në stol pasi punonjësi e nxori nga dhoma e konviktit.

Studenti ka denoncuar trajtimin e paprecedent. Ai është në konvikt prej më shumë se një muaji dhe thotë se mban macen brenda pa asnjë problem.

Sipas të riut, mbrëmë një punonjës i konviktit ka zbuluar macen në dhomë. Më pas, ai kërkoi shpjegime dhe vendosi ta nxjerrë studentin jashtë.

Punonjësi e përzuri gjatë orëve të vona, duke e lënë në një stol jashtë ndërtesës. Gjithë natën studenti qëndroi i pambrojtur dhe i ftohur.

I tronditur nga ndodhia, studenti i dërgoi mesazh administratores për ndihmë. Ai nuk mori asnjë përgjigje dhe thotë se u injorua.

“Nuk më lejoi të rrija brenda dhe kam fjetur në stol gjithë natën. Unë e kam pasur macën një muaj në dhomë. I shkrova administratores, por ajo nuk ktheu përgjigje. Florian Shehu më shau dhe më përzuri. Jam sëmurë për faj të tij,” rrëfen studenti.

Rasti ka ngritur shqetësime për mungesën e protokolleve humane në trajtimin e studentëve. Administrata e konviktit ende nuk ka dhënë deklaratë zyrtare.

Ndaj Postimin: