Nuk kursyen njëri-tjetrin me grushte te Burgu i Reçit, Astmer Bilali dhe Mikel Thani nuk çohen nga krevati i spitalit. DETAJE: Gjendja shëndetësore e dy shkodranëve

Foto ilustruese – Astmer Bilali

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me sherrin e regjistruar një ditë më parë në Burgun e Reçit, ku dy shkodranët, Astmer Bilali dhe Mikel Thani, u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin.

Burime bëjnë me dije se dy të dënuarit vijojnë të jenë të shtruar në Qendrën Spitalore të Burgut në Tiranë, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore raportohet stabël.

Dy të rinjtë mbetën të plagosur nga grushtet që i dhanë njëri-tjetrit dhe u desh ndërhyrja e stafit mjekësor për t’u dhënë ndihmën e nevojshme.

Sherri ndodhi vetëm mes Bilalit dhe Thanit, pa u përfshirë të burgosur të tjerë. Sipas raportimeve, dy shkodranët kishin krijuar më parë miqësi në qeli, por konfliktet e tyre shpërthyen papritur gjatë kohës që po hanin drekë së bashku me të burgosur të tjerë.

Astmer Bilali, i njohur si pjesëtar i grupit kriminal Bajri, është akuzuar nga Prokuroria e Posaçme si ekzekutor i drejtpërdrejtë i Fatbardh Licit, xhaxhait të shtetasit Ibrahim Lici. Hetimet e SPAK, shtatë vite pas ngjarjes, zbuluan përfshirjen e katër të pandehurve në konfliktet mes familjeve Bajri dhe Lici, të cilat ishin shkak i vrasjes së Fatbardh Licit për kontrollin e Shkodrës.

Mikel Thani ndodhej në qeli që nga janari i vitit 2015. Rreth një vit para burgosjes, ai kishte qenë i fejuar me një vajzë nga familja Guri në lagjen Kiras të Shkodrës. Fejesa u ndërpre nga prindërit e vajzës dhe, si pasojë, Thani sulmoi vjehrrin, vjehrrën dhe mbesën e tyre 12-vjeçare. Në vitin 2020, ai ishte futur në izolim për shkak të dhunës ndaj një gardiani të burgut, duke u konsideruar një i burgosur problematik.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033