Pas përmbytjeve të një dite më parë, Njësia Administrative Fier-Shegan ka nisur menjëherë punën për pastrimin e fshatit Murriz, një nga zonat më të prekura. Që në orët e para të mëngjesit, drejtuesi i njësisë, Fabio Mirofci, së bashku me kryeplakun e fshatit dhe punonjësit e pastrimit, kanë qenë në terren me mjete eskavator për të larguar inertet dhe materialet që lumi solli në rrugët dhe hapësirat e brendshme të fshatit.
Drejtuesi i njësisë dhe kryeplaku, në një prononcim për TV Apollon, u shprehën se do të vijojnë të jenë pranë banorëve, duke u ofruar mbështetje institucionale dhe ndihmë konkrete për të rikthyer normalitetin në fshat.