Një aksident fatkeq ka ndodhur në rrugën Lushnjë-Tiranë, ku për fat të keq një këmbësor 56-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas informacionit nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit. Shoferi, shtetasi L.B., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Mariglen Koçiu, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend. L.B. është shoqëruar nga policia për të vijuar procedurat e nevojshme.
Aktualisht, grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.