Një ngjarje e rëndë tronditi Fierin sot në mengjes ku një 35 vjeçar vrau 58 vjeçarin Kosta Plaka, plagosi rëndë gruan e tij Belere dhe rrëmbeu vajzën e tyre 25 vjeçare Rozalina.

Një ngjarje e rëndë tronditi Fierin sot në mengjes ku një 35 vjeçar vrau 58 vjeçarin Kosta Plaka, plagosi rëndë gruan e tij Belere dhe rrëmbeu vajzën e tyre 25 vjeçare Rozalina.

Ngjarja ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit në banesën e familjes Plaka në Vidhisht të Rroskovecit kur Ferit Buzi, i njohur edhe me emrin Nertil, shkoi në banesën e ish të dashurës së tij teksa ajo bashkë me prindërit e saj ishin duke fjetur. Me nje armë gjahu në dorë ai i ka kërkuar ish-të fejuarës të dalë nga banesa e prindërve për për të jetuar me të sërish por pas refuzimit të saj dhe të prindërve ka qëlluar me armën e gjahut drejt tyre duke lënë të vdekur në vend 58 vjeçarin Kosta Plaka dhe plagosur gruan e tij Belere Plaka. Më pas ka marrë me forcë ish-bashkëjetuesen dhe është larguar me një automjet.
Policia e Fierit njoftoi për ngarjen duke ngritur njëkohësisht postblloqe të shumta për kapjen e tij.

Historiku i konfliktit

Banorë dhe të afërm të familjes Plaka tregojnë se historia e konfliktit ka nisur disa muaj më parë kur Rozalina ishte ndarë me Nertilin pas një periudhe bashkëjetese me të ne kryeqytet, aty ku vakza studionte për infermieri. Buzi nuk e ka pranuar ndarjen duke e kercënuar me armë ish-të dashurën çka mendohet se e detyroi këtë të fundit të kthehej në fshatin e lindjes. Por edhe pas kësaj ai tentoi ta merrte me forcë nga banesa e prindërve, ngjarje e raportuar në polici për të cilën gjykata e Fierit kishte vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Nertil Buzi jeton në të njëjtin fshat me familjen Plaka, në Vidhisht të Rroskovecit

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033