Një minutë heshtje në “Selman Stërmasi” për vajzën e futbollistit Freddy Alvarez

Ndeshja e raundit të 21-të të Superligës mes KF Tiranës dhe Flamurtarit nisi me një moment solemn, pas ndarjes nga jeta të Irina Alvarez Esquivel, vajzës së futbollistit të KF Tiranës, Freddy Alvarez, e cila humbi jetën tragjikisht mëngjesin e së shtunës, pak muaj para se të mbushte 10 vjeç.

Në fillim të aktivitetit sportiv, të dyja skuadrat dhe stafet përkatëse qëndruan për një minutë heshtje në qendër të fushës, ndërsa publiku në tribuna ndoqi ceremoninë në respekt të plotë. Pas këtij momenti, futbollistët e dy ekipeve u drejtuan drejt tifozëve me lule në duar, si shenjë nderimi për kujtimin e vogëlushes.

Në stadium u shfaq edhe një banderolë përkujtimore e përgatitur nga tifozët e KF Tiranës. Atmosfera u shoqërua me emocione të dukshme te lojtarët në fushë, stafet teknike dhe tifozët, përfshirë edhe trajnerin e Flamurtarit, Francesco Moriero.

Sipas të dhënave paraprake, Irina Alvarez Esquivel, e cila do të mbushte 10 vjeç në qershor, dyshohet se ka ndërruar jetë pas një rrëzimi nga një krevat dykatësh në banesë, duke pësuar dëmtime të rënda. Ajo kishte nisur të jetonte në kryeqytet vetëm tre javë më parë, pas bashkimit të babait të saj me KF Tiranën gjatë merkatos së dimrit.

Ndeshja KF Tirana – Flamurtari ishte parashikuar të zhvillohej të shtunën, por u shty me 24 orë me marrëveshje të dy klubeve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033