Një fëmijë nga fshati Bashaj u plagos në kokë pas goditjes nga mushka dhe u dërgua me helikopter në Tiranë

Një fëmijë në fshatin Bashaj të qarkut Vlorë është transportuar këtë të hënë me helikopter drejt Tiranës, pasi u plagos si pasojë e një goditjeje nga mushka.

Ngjarja ka ndodhur në ditët e para të muajit janar. Fëmija ka pësuar dëmtime në kokë dhe ka pasur nevojë për qepje, ndërsa ndihma e parë mjekësore iu dha në zonë nga infermieri lokal.

Për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar spitalor, u vendos që fëmija të transportohej drejt Tiranës me një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes, për të vijuar mjekimin në një strukturë shëndetësore të specializuar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033