Një autobus i mbushur me turistë të huaj ka marrë flakë sot në Qafën e Kalasë, në Berat, teksa po ngjitej drejt Kalasë së Beratit.

Një autobus i mbushur me turistë të huaj ka marrë flakë sot në Qafën e Kalasë, në Berat, teksa po ngjitej drejt Kalasë së Beratit.

Autobusi me targa AB 917 UE nisi të nxirrte shkëndija në pjesën e motorit. Shoferi, sapo konstatoi problemin, ndaloi menjëherë mjetin, duke bërë të mundur që 52 pasagjerët, mes tyre edhe fëmijë, të zbrisnin në kohë. Fatmirësisht, asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.

Pas shkëndijave të para në pjesën e motorit, zjarri u përhap me shpejtësi në të gjithë autobusin, i cili u shkrumbua plotësisht. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve

Drejtuesi i autobusit, shtetasi Ervis Dyrmani, me origjinë nga Durrësi, është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Ndërkohë, autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur kombësinë e turistëve që ndodheshin në autobus.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033