Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në rrugën drejt Malit të Tomorrit

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në rrugën drejt Malit të Tomorrit, në fshatin Kapinovë të Beratit, ku një automjet me shtatë persona në bord ka dalë nga rruga pasi është përplasur disa herë me bordurat anësore prej betoni.

Automjeti që drejtohej nga shtetasi Dritan Muço, ka humbur kontrollin në vendin e quajtur “Sheshi i Danit”, në hyrje të fshatit Kapinovë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe gjashtë pasagjerët: Matilda Muço, Luan Muço, Drilon Muço, Desard Muço, si dhe shtetasit Marko Sojati dhe Xhesika Sojati.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit. Pesë prej tyre, pasi morën ndihmën e parë mjekësore, janë larguar nga spitali, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili ka pësuar dëmtime në sy, dhe bashkëshortja e tij, Matilda Muço, e cila ka marrë dëmtime të rënda, janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një defekt teknik në automjet. Gjatë ngjitjes drejt Malit të Tomorrit, mjetit dyshohet se nuk i kanë funksionuar frenat, duke bërë që të rrëshqasë, të përplaset disa herë me bordurat mbrojtëse dhe më pas të dalë nga rruga.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033