Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Durrës, pasi dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë kohës që ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4 të qytetit. Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me iniciale E. L., rreth 40 vjeç, është dërguar menjëherë në spital pas momentit kur u gjet pa ndjenja.
Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës së dhënë nga mjekët, 40-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.