Një 22 vjeçare Izraelite e cila vuante nga depresioni pas mbijetesë nga lufta Izrael-Palestinë, i jep fund jetës.

Më shumë se një vit pas fillimit të sulmeve nga Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura ndaj Izraelit, tragjedia prek një familje të re.

Shirel Golan, e cila festoi 22-vjetorin e saj të dielën, humbi betejën e saj me depresionin dhe çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD), duke marrë një vendim të dhimbshëm për t’i dhënë fund jetës së saj. Kjo tragjedi ndodhi pas një periudhe të vështirë prej një viti që filloi pas sulmit shkatërrues të 7 tetorit.

Vëllai i saj, Eyal Golan, ndau me CNN historinë e vështirësive që Shirel filloi të përjetonte menjëherë pas sulmit. Ajo ndodhej në Festivalin e Muzikës Nova, pranë kufirit me Gazën, kur shpërtheu dhuna. Shirel, e cila dikur ishte një vajzë plot energji dhe gjithmonë e gatshme të ndihmonte familjen, filloi të ndryshonte pas asaj ngjarjeje, duke u tërhequr gjithnjë e më shumë nga jeta sociale.

“Ajo nuk dilte më nga shtëpia dhe nuk vinte të na shihte si më parë,” tha Eyal. Familja e saj u përpoq të qëndronte sa më pranë saj dhe ta mbështeste, duke mos e lënë vetëm për një kohë të gjatë. Por në ditëlindjen e saj, ndërsa familja po mblidhej për të festuar, Shirel u largua pa u vënë re dhe kur i dashuri e gjeti në fund të kopshtit, ishte tepër vonë.

Eyal ndjeu një përzierje emocionesh të forta – faji dhe zemërimi – dhe fajësoi autoritetet shëndetësore për mungesën e mbështetjes. Sipas tij, ndihma nuk iu ofrua Shirelit ose familjes së saj, përveç në rastet kur ata vetë e kërkuan. Eyal shprehu dhimbjen e tij duke theksuar se, ndoshta me më shumë mbështetje dhe kujdes, Shirel do të kishte pasur një mundësi për të luftuar këtë betejë të brendshme.

Ndaj Postimin: