Nisin pastrimi i kanaleve kulluese në Myzeqe pas përmbytjeve të janarit

Përmbytjet e muajit janar e gjetën zonën e Myzeqesë me kanale kulluese të papastruara, duke sjellë pasoja të rënda për tokat bujqësore. Mungesa e mirëmbajtjes ndër vite ndikoi drejtpërdrejt në përkeqësimin e situatës gjatë reshjeve intensive.

Aktualisht, në zonën e Tërbufit ka nisur puna për pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta, të cilat ishin të mbushura me mbetje dhe barishte, me qëllim rikthimin e funksionit të tyre kullues.

Në zonën e Dushkut, fermerët janë përfshirë vetë në aksionin e pastrimit të kanaleve, në përpjekje për të mbrojtur tokat bujqësore nga përmbytje të tjera.

Sipas informacionit, pastrimi i kanaleve kulluese do të vijojë edhe në fshatrat Gramsh, Thanasaj dhe Konjat të bashkisë Lushnje. Fusha e Tërbufit ishte zona bujqësore më e madhe në këtë bashki që u përmbyt gjatë janarit.

Si pasojë e daljes nga shtrati të lumenjve Seman dhe Shkumbin, rreth 3 mijë hektarë tokë bujqësore në të gjithë Lushnjën, të mbjella kryesisht me grurë, jonxhë dhe disa sera diellore, u shkatërruan.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033