Partia Demokratike ka nisur pasditen e sotme foltoren e radhës para Kryeministrisë, në kuadër të protestave të opozitës kundër qeverisë.
Në tubimin e organizuar nga PD është i pranishëm edhe kryetari i saj, Sali Berisha, i cili iu bashkua protestuesve në sheshin përpara Kryeministrisë.
Sipas organizatorëve, qëllimi i foltores është kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK.
Protesta po zhvillohet në vijim të tensioneve politike të ditës dhe paralelisht me zhvillimet në Kuvendin e Shqipërisë.