Ngjarje e rëndë në Pogradec: 17-vjeçari dërgohet në spital pas konsumimit të detergjentit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Memëlisht të Pogradecit, ku një 17-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar detergjent. Fatmirësisht, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, adoleshenti ka konsumuar një sasi të vogël detergjenti në banesë, një ditë më parë. Pas ngjarjes, ai është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autoritetet bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit është e stabilizuar dhe nuk paraqet rrezik për jetën. Ndërkohë, po kryhen verifikimet për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë veprim, si dhe për të ofruar mbështetjen e nevojshme për familjen dhe të miturin.

Ndaj Postimin: