Ngjarje e rëndë në Orikum, një grua humb jetën, bashkëshorti vetëvritet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në qytetin e Orikumit, në qarkun e Vlorës, ku një çift bashkëshortësh ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30. Shtetasi Llogora Xhebro, 52 vjeç, dyshohet se ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij, Bozhe Bozhanim, 48 vjeçe. Gruaja ka ndërruar jetë në banesë.

Në momentin e mbërritjes së shërbimeve të Policisë në banesën e çiftit, është konstatuar se 52-vjeçari kishte kryer vetëvrasje në ambientin e garazhit. Pranë trupit të tij është gjetur një armë zjarri tip “Glock” dhe një gëzhojë kalibri 9 mm.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033