Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Korçës, ku një e moshuar ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi.
Mësohet se një zjarr ka rënë në lagjen nr. 13 të qytetit, ku si pasojë e tymit një grua rreth 70 vjeçe ka ndërruar jetë brenda banesës së saj. E moshuara jetonte e vetme.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.