Ngjarje e rëndë në Durrës, babai godet me thikë vajzën dhe plagos një person tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e së hënës në Durrës, ku një baba ka plagosur me mjet prerës vajzën e tij dhe një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur më 26 janar 2026, rreth orës 10:03, në lagjen nr. 12 të qytetit. Sipas të dhënave zyrtare, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka goditur me thikë vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur.

56-vjeçari ka shkuar në një agjenci imobiliare ku punonte e bija dhe e ka sulmuar me mjet prerës. Gjatë ngjarjes, është plagosur edhe një shtetas tjetër, O. M., i cili ka ndërhyrë në momentin e konfliktit.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave. Autori i dyshuar ndodhet ende në arrati dhe vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033