Nga Dr Adil Mustafa
Kërcovë 1-11-2024
Në takime mes miqsh, natyrshëm hapen biseda edhe me tematike politike.
Pavarësisht kundërthënieve, mendimeve ndryshe, apo tezave lidhur me ngjarjet dhe fenomenet, pothuajse të gjithë bashkohemi në një pikë.
Klasa aktuale politike është drejt degradimit moral e politik. Me një fjalë përveç propagandës përsëritëse nuk ka asgjë për të ofruar. Mungon oferta, vizioni, alternativa e nga ana tjetër kanë konsumuar aq shumë propagandë dhe retorikë saqë shumica e madhe e popullatës nuk beson tek ata. Nuk besojnë sepse klasa e vjetër politike ka dështuar totalisht. Jo vetëm ka dështuar, po ka bërë shumë zullume ndaj votuesve të saj.
Shembujt janë të shumë: Largime masive e të rijëve, vrasje, burgosje, shkatërim ekonomik, varfëri, degradim, zhvatje të pasurisë së shqiptarëve, mohimin të gjuhës zyrtare, mohim të të drejtave elementare( shum shqiptar pa nënshtetësinë) e shumë e shumë të këqija.
Në të tilla kushte, me të drejtë miq e dashamirës shtrojnë dilemën: a duhet një organizim i ri politik që i përgjigjet realitetit të ri shqiptar, rajonal dhe global?! Pa dashur të marr rolin e propozuesit, por jam ndër ata që besoj fuqishëm se nevoja për një organizim dhe ridimensionim politik në Maqedoni është i rëndësishëm.
Në këtë aspekt modestisht do të shtroj disa teza të cilat mund të shndërrohen në debat publik lidhur me krijimin dhe ridimensionimin e politikës shqiptare në veçanti dhe asaj në përgjithësi në Maqedoni.
Duke qenë se qysh në vitet e 90-ta kam qenë pjesmarrës i levizjeve politike e më pastaj vëzhgues e debatues lidhur me ngjarje e fenomene, duke qenë se kam qenë pjesë e organizimeve të protestave e tubimeve me karakter politik e shoqëror.
Duke qenë se kohët e fundit po merrem edhe me publicistike që kryesisht lidhet direkt me aktualitetin politik, mendoj se bashkë më shumë miq, përfshirë personalitete të fushave të ndryshme ( arsim, kulturë, mjekësi, inxhinieri, politikologë, afaristë, bujq, zejtarë, të rinj e të reja, student e deri gjimnazistë, përfshirë edhe personalitete nga diaspora që kanë ndërtuar karrierën e tyre atje ku jetojnë, por me mendje e zemër nga vendlindja) kemi vullnetin dhe kapacitetet për të formatuar një korpus të ri politik që do t’ju përgjigjet kërkesave të kohës në të cilën ne jetojmë.
Le ta tematizojmë një ngjarje që është shënuar në kalendarin historik. Lëvizja Ilirida, jehona e saj në vitet e 90-ta ishte shumë e madhe, por fatkeqësisht ndër vite është tentuar që jehona e saj në zbehet dhe të bëhet e papërfillshme.
Unë mendoj se E VËRTETA HISTORIKE PREVALON MBI GJITHCKA, përfshirë të gjitha ata që kanë tentuar ta relativizojnë, anatemojnë,tjetërsojnë, apo edhe ndaj atyre që kanë tentuar edhe të abuzojnë. Megjithatë fatmirësisht lëvizja Ilirida si koncept politik është ngulitur thellë në memorjen e shqiptarëve. Tash duhet ridimensionim, reformin, platformë, program e alternative e konceptuar:
1-realizim i të drejtave kolektive të shqiptarëve të mohuara padrejtësisht
2- bazuar në modele të sukseshmë të shoqërive multietnike ( Zvicër, Belgjikë, etj)
3- ushtrim funksionesh në përputhje të plotë me të gjitha konventat ndërkombëtare
4- bazuar ne teorinë e reciprocitetit në funksion të shtetit demokratik
5-respektim rigoroz të të gjitha sygjerimeve të aletëve tanë strategjike, SHBA dhe Bashkimi Evropian.
6- demokratizim i brendëshëm partiak
7- Lëvizje e hapur për të gjithë (përjashtuar vetëm ata që kanë ushtruar pushtet që kanë bërë dëme ndaj popullatës)
8- organizim politik ku sipërmarrës të jenë intelektuale, të rinj e të reja të mirëshkolluara
9- program i detajuar ku përfshihen të gjitha fushat e jetës
10-vizion dhe mentalitet i ri politik që shërben të krijimin e kushteve për të ndërtuar një shtet demokratik e funksional bazuar në respektimin e lirive dhe të të drejtave të njeriut.
Ne jemi të vëtëdijshëm se sot, asgjë nuk është e lehtë aq më shumë kur bëhet fjalë për të krijuar, ndërtuar e për ta bërë funksionale një subjekt politik. Është e vështirë,ama jo e pamundur.
Ne si një grupim intelektualësh, patriotësh dhe veprimtarësh I kemi marrë parasysh sfidat e dimë shumë mirë se terreni është I vështirë, po ashtu e dime se politika e vjetër ka monopolizuar gjithcka në sajë në korrupsionin galopant dhe mbijeton akoma falë edhe bashkëpunimit me krimin.
Andaj në mendojmë se është nevojë dhe domosdoshmëri krijimi I një fronti të ri politik shqiptar i cili do të jetë në funksion dhe në shërbim të votues. Një subjekt politik që do të marrë përsipër të krijojë kushte për një realitet të ri multietnik bazuar në doktrirën të barabartë mes të barabartëve.
Ne besojme fort se kemi njohuritë e mjaftueshme për të rikonceptuar modelin e ri politik në shërbim të kauzave të pazgjidhura shqiptare dhe në funksionimin e shtetit multietnik të Maqedonisë.