Sipas hulumtimeve të reja, kryerja e punëve të shtëpisë pas orarit të punës ndikon negativisht në nivelin e kortizolit, hormonit përgjegjës për stresin, si te femrat ashtu edhe te meshkujt. Në vend që trupi të çlirohet nga tensioni i ditës, pastrimi e mban stresin “aktiv”.
Studimi, i realizuar mbi 30 çifte, ka treguar dallime interesante në nivelin e kortizolit, varësisht se kush i kryen punët e shtëpisë. Kur punët i kryente mashkulli, niveli i stresit te femrat ishte dukshëm më i ulët. Studiuesit mendojnë se kjo lidhet me faktin se shumë gra ndihen të detyruara të bëjnë gjithçka vetë, edhe pas një dite të lodhshme pune.
Nga ana tjetër, meshkujt shfaqnin nivele më të ulëta të kortizolit kur nuk pastronin dhe nuk rregullonin shtëpinë – jo vetëm sepse nuk punonin fizikisht, por edhe sepse e dinin se nuk kishin përgjegjësi për ta bërë këtë.