Në bashkëpunim me Qendrën Sociale Murialdo, Bashkia Fier organizoi aktivitetin artistik-komunitar “Kërcejmë së Bashku”

Në bashkëpunim me Qendrën Sociale Murialdo, Bashkia Fier organizoi aktivitetin artistik-komunitar “Kërcejmë së Bashku”, i cili mblodhi dhjetëra qytetarë, fëmijë dhe të rinj në një mbrëmje plot muzikë, valle dhe argëtim.
Drejtoresha e Artit dhe Kulturës në Bashkinë Fier, Adriana Mile, u shpreh për TV Apollon se këto aktivitete, të programuara gjatë sezonit veror, synojnë të gjallërojnë jetën artistike dhe kulturore të qytetit, duke nxitur pjesëmarrjen e të gjitha grupmoshave. Sipas saj, fëmijët, nxënësit, të rinjtë dhe qytetarët bëhen pjesë aktive e këtyre veprimtarive, të cilat forcojnë frymën e komunitetit dhe promovojnë vlerat artistike e kulturore.
Aktiviteti u mirëprit nga pjesëmarrësit, të cilët vlerësuan nismën e Bashkisë Fier për organizimin e mbrëmjeve artistike në hapësirat publike, duke i kthyer ato në vende takimi, argëtimi dhe bashkëjetese për komunitetin.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033