Lushnjari Arben Çuko nuk është më Prefekt i Qarkut Fier. Në vend të tij është emëruar Anduel Xhindi, një emër i njohur në politikën lokale dhe qendrore.
Xhindi ka shërbyer për tre mandate si deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, duke përfaqësuar zonën e Roskovecit gjatë periudhës 2011–2021. Gjatë viteve të angazhimit të tij politik, ai ka qenë një zë aktiv në çështjet e zonës dhe një përfaqësues i qëndrueshëm në strukturat vendimmarrëse të PS.
Pas përfundimit të mandatit në Kuvend, Xhindi mori drejtimin e shoqërisë shtetërore “Illyrian Guard”, që operon në fushën e sigurisë dhe rendit publik. Eksperienca e tij në këtë sektor pritet të reflektohet edhe në funksionin e ri si Prefekt i Qarkut Fier.
Ndryshimi vjen në një moment kur qarku Fier përballet me sfida të rëndësishme në menaxhimin e territorit, zbatimin e reformave dhe koordinimin mes pushtetit lokal dhe atij qendror. Emërimi i Xhindit pritet të sjellë një profil më aktiv dhe institucional në drejtimin e prefekturës.
Nga: Ndriçim Gjoshi


