Ndërrimi i viteve me incidente, 20 të lënduar nga fishekzjarrët, mes tyre një e mitur në Tiranë

Festimet e ndërrimit të viteve janë shoqëruar edhe këtë herë me incidente, të lidhura kryesisht me përdorimin e fishekzjarrëve. Sipas informacioneve zyrtare, deri në orën 01:30 janë evidentuar 20 persona të lënduar në mbarë vendin, pa pasoja të rënda për jetën.

Një nga rastet më të ndjeshme ka ndodhur në Vaqarr, ku një vajzë 13-vjeçare ka pësuar gërvishtje në parakrah. Sipas dyshimeve paraprake, dëmtimi mund të jetë shkaktuar nga një plumb qorr gjatë festimeve.

Shpërndarja e rasteve tregon se shumica e incidenteve janë regjistruar në kryeqytet, me 16 të lënduar në Tiranë. Dy raste janë shënuar në Durrës, ndërsa nga një rast është raportuar në Lezhë, Fushë-Arrëz dhe Korçë.

Policia e Shtetit njofton se strukturat e saj në të gjithë vendin vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë, duke monitoruar qarkullimin rrugor, zonat e festimeve dhe territorin në tërësi, për të garantuar sigurinë publike dhe për të parandaluar incidente të tjera gjatë ditëve të para të vitit të ri.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033