Ndërpritet seanca për Erion Veliajn në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për dosjen

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për kryebashkiakun Erion Veliaj është ndërprerë.

Shkak për pezullimin e përkohshëm të seancës është bërë kërkesa e avokatëve mbrojtës, të cilët kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me materialet e dosjes.

Pas kësaj kërkese, trupa gjykuese ka vendosur të shtyjë përkohësisht seancën, duke caktuar si orar të ri për vijimin e saj 13:30.

Detajet mbi ecurinë e seancës dhe zhvillimet e mëtejshme pritet të bëhen të ditura në vijim.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033