Ndalet një zyrtare e lartë e Ministrisë së Brendshme, hetime për kanosje dhe dëmtim prone

Një drejtore në Ministrinë e Brendshme është ndaluar nga Policia e Tiranës, pas dyshimeve për përfshirje në disa episode penale. Bëhet fjalë për Alma Bimen, e cila prej vitesh mban funksionin e drejtoreshës së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut.

Sipas informacioneve paraprake, ajo dyshohet se ka kanosur një shtetas të huaj përmes mesazheve telefonike. Personi i dëmtuar është identifikuar me inicialet M. M., ndërsa hetimet po vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

Në një rast tjetër të ndarë, autoritetet dyshojnë se Bime ka djegur një orendi shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, në zonën e Kinostudios, pranë rrugës “Hysen Gjura”.

Policia ka kryer veprimet e para procedurale dhe ka referuar materialet në Prokurori, e cila pritet të vendosë për hapat e mëtejshëm ligjorë lidhur me këtë çështje.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033