Ndahet nga jeta aktori i njohur Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti. Ai ishte një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit dhe të kinematografisë shqiptare, ku spikati si aktor karakteresh në disa filma të Kinostudios.

I lindur më 30 dhjetor 1957 në Pogradec, Shkurti ishte pjesë e brezit të aktorëve që kontribuan në skenën e humorit dhe teatrit lokal. Por u bë i njohur për publikun përmes interpretimeve në Estradën e Pogradecit, ku solli role humoristike dhe karakteriale që u pritën me dashuri.

Përveç skenës së estradës, Shkurti mori pjesë edhe në disa prodhime të kinematografisë shqiptare, mes tyre filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët” dhe “Ngjyrat e moshës”, “Shkëlqin i përkohshëm” apo dhe “Kush vdes në këmbë” duke u bërë pjesë e brezit të artistëve që kontribuan në filmat e periudhës së Kinostudios shqiptare.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033