Ndërsa shumë qytetarë festuan ndërrimin e viteve në familje, deputetja socialiste Zegjine Caushi zgjodhi ta kalojë natën festive pranë atyre që ishin në shërbim në Fier.
Deputetja vizitoi forcat policore, zjarrfikësit dhe personelin shëndetësor, të cilët për shkak të detyrës profesionale e pritën Vitin e Ri në punë, duke garantuar rendin, sigurinë dhe shërbimin shëndetësor për qytetarët.
Gjatë vizitave, Caushi shprehu vlerësim për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, duke nënvizuar rolin e pazëvendësueshëm që këto struktura kanë gjatë natëve festive dhe situatave me ngarkesë të shtuar.
Pamjet nga këto takime u publikuan nga deputetja, e shoqëruara me një mesazh mirënjohjeje për punonjësit që, sipas saj, janë gjithmonë në krye të detyrës, edhe në momente festash.