Napoli ka bërë një ofertë konkrete për mesfushorin belg, duke synuar ta sjellë De Bruynen në Serie A këtë verë, ndërsa presidenti De Laurentis flet hapur për objektivin.
Pas fitimit të titullit kampion në Itali, Napoli ka filluar menjëherë nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Një nga emrat më të përfolur për t’u afruar në ekip është ai i Kevin De Bruyne, mesfushori belg të cilit i mbaroi kontrata Manchester City.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka konfirmuar publikisht interesimin për transferimin e De Bruyne, duke theksuar se një marrëveshje mund të arrihet vetëm nëse të dyja palët bien dakord. Ai u shpreh: “De Bruyne? Qëllimi ynë është që ta marrim, por për të mbyllur një marrëveshje duhen të dyja palët.”
Sipas mediave italiane, Napoli ka paraqitur tashmë një ofertë zyrtare për futbollistin belg, duke i propozuar një kontratë trevjeçare. Oferta përfshin një pagë prej 9 milionë euro në sezon, çka tregon ambiciet e larta të klubit për të siguruar shërbimet e një prej mesfushorëve më të mirë në botë.
Ky lëvizje tregon se Napoli është i vendosur të forcojë ndjeshëm ekipin për të qenë sërish protagonist në Serie A dhe në arenën europiane. Afrimi i mundshëm i De Bruyne do të ishte një goditje e madhe në merkato, duke i dhënë klubit një tjetër dimension në lojë.
Presidenti De Laurentis është i angazhuar personalisht në bisedime, duke theksuar rëndësinë e këtij transferimi për projektin afatgjatë të Napolit. Ai ka bërë të qartë se klubi është gati të investojë për të siguruar cilësi dhe eksperiencë në mesfushë.
Nëse marrëveshja finalizohet, De Bruyne pritet të sjellë jo vetëm përvojën e tij të jashtëzakonshme, por edhe lidershipin në një skuadër që kërkon të mbrojë titullin kampion dhe të shënojë suksese të reja në Europë.