Naftë në rrugë pranë tunelit të Skërficës, përmbyset maunia gjatë një manovre shmangëse

Një mjet i tonazhit të rëndë është përmbysur në aksin Gjirokastër–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës, pasi drejtuesi ka tentuar të shmangë një aksident të mundshëm me automjete të tjera në qarkullim.

Sipas informacionit paraprak, në segmentin rrugor kishte prani të naftës, çka e ka bërë asfaltin të rrëshqitshëm. Shoferi i maunes, me targa AA 172 GI, ka reaguar në kohë duke kryer një manovër shmangëse, por si pasojë mjeti është përmbysur.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë Policia Rrugore dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë asistuar në menaxhimin e situatës.

Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime serioze dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Autoritetet po vijojnë verifikimet për shkaqet e plota të ngjarjes dhe për pastrimin e plotë të rrugës nga mbetjet e naftës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033