Nafta eksportohet, çmimet në Shqipëri më të larta se në rajon

Transporti i naftës për eksport drejt Petroliferës së Vlorës vijon me ritme të larta. Çdo ditë, përveç autoboteve dhe mjeteve të tjera rrugore, edhe trena të ngarkuar me naftë bruto nisen drejt terminalit bregdetar.

Pamjet tregojnë radhë cisternash që transportojnë naftën drejt anijeve gjigante, të cilat më pas e eksportojnë atë në tregjet ndërkombëtare. Shqipëria konsiderohet një vend prodhues i naftës, ndërsa infrastruktura e transportit shfrytëzohet në maksimum për përpunimin dhe eksportin e saj.

Ndërkohë, në ditët e para të muajit prill, çmimi i naftës në vend ka arritur deri në 230 lekë për litër, duke ngjallur reagime tek qytetarët.

Kjo situatë bëhet edhe më e ndjeshme kur krahasohet me vendet e rajonit, ku çmimet e karburanteve rezultojnë 60 deri në 70 lekë të reja më të ulëta se në Shqipëri.

Ekspertët theksojnë se nevojiten analiza më të thelluara mbi tregun e karburanteve, për të kuptuar arsyet e diferencave të çmimeve, në një kohë kur eksporti i naftës vijon pa ndërprerje.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033