Motta optimizëm para ndeshjes me Interin: “Juventus ka mundësinë të fitojë, nëse luan si duhet”

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, është shprehur optimist për mundësinë e një fitoreje të mundshme në ndeshjen e rëndësishme të skuadrës kundër Interit.

Në një konferencë për shtyp para përballjes, Motta theksoi se skuadra duhet të luajë me fokus dhe të meritojë fitoren për të arritur një rezultat pozitiv.

“Duhet ta meritojmë fitoren, të bëjmë bashkë të gjitha forcat tona dhe të konkurroni këtë kundërshtar të madh. Nesër është një ndeshje e rëndësishme, ndoshta më e rëndësishmja e kampionatit tonë. Gjëja më e rëndësishme është të bëjmë një lojë të mirë,” tha Motta, duke shprehur besimin se skuadra ka mundësinë të performojë në nivelin e duhur për të fituar.

Përveç kësaj, trajneri i Juventusit konfirmoi se disa lojtarë të rëndësishëm do të mungojnë në këtë takim, përfshirë Kalulu, Bremer, Milik, Cabal dhe Douglas Luiz, të cilët janë jashtë formacionit për shkak të lëndimeve. Megjithatë, Motta dha një lajm pozitiv për tifozët e Juventusit, duke njoftuar se Andrea Cambiaso është rikuperuar dhe do të jetë gati për të luajtur në këtë ndeshje.

Ndërsa skuadra po përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, trajneri italian e di se vetëm një lojë e mirë mund të çojë në një rezultat pozitiv ndaj një ekipi të fortë si Interi. Motivimi dhe angazhimi do të jenë çelësi për Juventusin, që do të kërkojë të mbajë shpresat për titullin kampion të gjalla.

Ndaj Postimin: