Mos hajdeni per te bere sehir. Veproni.

Ndricim Gjoshi

Banori i fshatit Barbullinjë, Ndriçim Murati, shpreh shqetësimin e tij të përsëritur për përmbytjet që kanë përfshirë tokën dhe oborrin pranë banesës së tij, si dhe godinën ku mban bagëtitë. Ai tregon se kjo situatë nuk është e re, por një problem i kahershëm, për të cilin ka kërkuar ndërhyrje nga institucionet dhe njësia administrative Fiershegan, por pa asnjë rezultat.

Sot, i zhgënjyer dhe i revoltuar, ai u bën thirrje drejtuesve vendorë të mos vijnë thjesht për të parë dëmet me duar në xhepa, por të marrin masa konkrete për pastrimin e kanaleve dhe për të shmangur këto përmbytje që dëmtojnë familjet dhe jetesën e tyre. “Mos vini vetëm për të parë fatkeqësinë, por për të vepruar”, shprehet z. Murati para kamerës së TV Apollon e gazetarit Ndricim Gjoshi !

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033