Ish-shefi i regjimit në institucionin e vuajtjes së dënimit në Lushnjë është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi u akuzua për marrje 700 eurosh në këmbim të një lejeje 5-ditore për një të burgosur.
Çështja doli në dritë pas publikimit të pamjeve filmike ku ai shfaqej duke marrë shumën e parave. Gjatë fazës së hetimit, ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Megjithatë, në vendimin përfundimtar, gjykata konvertoi dënimin me burg në shërbim prove, në përputhje me parashikimet ligjore.