Monika Kryemadhi ka mbërritur sot në GJKKO, ku pritet të dëshmojë mbi akuzat që rëndojnë ndaj saj.
Kryetarja e mëparshme e Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe ish bashkëshortja e Ilir Metës, është thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Kryemadhi ka qenë në qendër të hetimeve nga SPAK, të cilat përfshijnë veprime të dyshuara korruptive që kanë ndodhur gjatë kohës kur ajo mbante funksione publike.
Ajo pritet të dëshmojë në lidhje me përfshirjen e saj të mundshme në transaksione të padeklaruara dhe lobime të paligjshme që nuk janë pasqyruar në bilancet zyrtare. Hetimet kanë lidhje me të ardhurat e padeklaruara dhe marrëdhëniet e dyshuara të Kryemadhit me kompani të huaja, ndërsa ajo do të përballet me pyetjet e prokurorëve për të sqaruar rolin e saj në këto ngjarje.
“Po shkoj sot për t’u paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar, në qoftë se inteligjencën nuk e kanë aq të zhvilluar sa të mos e kuptojnë, për t’u treguar dhe për të kërkuar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që ka nxjerrë sekretin hetimor. Për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kërkojnë shqiptarët.”
“Do shikojmë dhe fytyrat si i kanë, a do e përballojnë dot apo jo.”