Situata para godinës së Kuvendit u bë e rrezikshme mbrëmjen e sotme, pasi protestues hodhën molotovë në drejtim të forcave të rendit të vendosura në perimetrin e sigurisë.
Sipas pamjeve nga terreni, disa efektivë policie u prekën nga flakët e molotovëve, ndërsa në disa raste u panë uniforma të djegura. Disa prej efektivëve rezultojnë të lënduar.
Pas hedhjes së molotovëve, policia reagoi duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të neutralizuar situatën përpara parlamentit.
Në zonë u krijua tym i dendur, ndërsa përplasja u shoqërua me zhurma dhe lëvizje të shpejta të protestuesve dhe forcave të rendit.
Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, shihet edhe një protestues në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Situata mbetet nën kontrollin e policisë.