Fati Vázquez rrëfen historinë e fshehtë me Lamine Yamal, nga mesazhet e hershme deri te pushimet në Itali, duke zbuluar detaje që nuk ishin bërë publike.
Modelja spanjolle e njohur në platformën “OnlyFans”, Fati Vázquez, ka vendosur të flasë hapur për marrëdhënien e saj me futbollistin Lamine Yamal. Në një intervistë të dhënë në një podkast spanjoll, ajo tregoi se lidhja e tyre nuk nisi këtë verë, por kishte rrënjë shumë më të hershme.
Sipas saj, komunikimi kishte nisur që tetë muaj para se të bëhej takimi i parë mes tyre. Ai takim ndodhi në Itali, në një mjedis privat, ku ishte i pranishëm edhe një përfaqësues i futbollistit për të garantuar privatësinë e plotë. “Nuk mund të mohoj të pamohueshmen”, tha Vazkuez, duke theksuar se historia kishte nisur para publikimit të fotove nga pushimet e përbashkëta.
Fati shtoi se Lamine i kishte shkruar për herë të parë që në vitin 2018, kur ishte vetëm 11 vjeç. Sipas saj, ai e kishte bërë këtë nga admirimi, edhe pse kurrë nuk e pranoi se kishte qenë fans i saj. “Nuk ia lejon egoja të thotë këtë”, theksoi ajo.
Një detaj tjetër që modelja ndau ishte edhe episodi i pushimeve, kur ajo mbërriti një ditë më vonë nga sa kishte planifikuar. Për shkak të vonesës, nuk arriti të përballej me një vajzë tjetër që deri në atë moment ishte pranë lojtarit. Madje, sipas saj, vajza e kishte kontaktuar pas pushimeve për t’i treguar gjithçka.
Në vazhdim, Fati u pyet edhe për marrëdhënien e re të Jamal me këngëtaren Nicki Nicole. Ajo u shpreh se futbollisti duket shumë i përfshirë në këtë lidhje, por sipas saj, këngëtarja nuk është në të njëjtin nivel përkushtimi.
Me këto rrëfime, modelja vendosi të hedhë dritë mbi një histori të përfolur, duke shtuar elemente që e bëjnë marrëdhënien e saj me Lamine Yamal edhe më intriguese për publikun.