Arbenita Ismajli ka publikuar akuza të rënda ndaj ish-partnerit Fero, duke përmendur dhunë fizike, tradhti dhe përfshirje në aktivitete kriminale.
Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka shpërthyer publikisht ndaj ish-bashkëshortit, reperit Fero, duke e akuzuar për një sërë veprash të rënda. Në një postim të drejtpërdrejtë në Instagram, ajo ka deklaruar se Fero është përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike, duke shtuar se për këtë zotëron prova të pakundërshtueshme.
Ajo ka treguar se dhimbja më e madhe ka ardhur në momentin më të ndjeshëm të jetës së saj, gjatë shtatzënisë, kur pretendon se ai e ka tradhtuar. Sipas saj, kjo tradhti ka qenë një goditje e dyfishtë, si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë familjar.
Në rrëfimin e saj, Arbenita ka theksuar se situata ka marrë përmasa edhe më të rënda kur ajo mban mend një episod të dhunës fizike, ku thotë se Fero e ka goditur ndërkohë që mbante në krah vajzën e tyre të vogël.
Deklaratat e modeles kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku mbështetësit e saj e kanë inkurajuar të flasë hapur, ndërsa të tjerë kërkojnë që drejtësia të ndërhyjë për të hetuar akuzat.
Fero, nga ana e tij, deri në momentin e publikimit të këtyre deklaratave, nuk ka reaguar publikisht për të hedhur poshtë apo konfirmuar pretendimet e Arbenitës. Heshtja e tij ka shtuar kuriozitetin dhe spekulimet mbi vërtetësinë e këtyre akuzave.
Rasti pritet të marrë vëmendje të madhe mediatike në ditët në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse organet kompetente do të hapin një hetim të plotë mbi pretendimet e bëra nga modelja shqiptare.
Postimi i plotë:
“Ai ka të drejtë, historia e tij nuk është treguar kurrë, sepse nuk kam dashur që vajza ime dhe të tjerët ta shohin si përbindësh.
Por tani po e tregoj unë disa nga të vërtetat:
1. Ka abuzuar me kokainë (madje ia kam paguar rehabilitimin dhe sërish është kthyer tek ajo).
2. Më ka tradhtuar disa herë gjatë lidhjes, edhe kur isha shtatzënë.
3. Nuk ka pasur të ardhura të qëndrueshme, as nuk ka ndihmuar financiarisht për vajzën tonë.
4. Nuk ka ofruar kurrë mbështetje emocionale, mendore apo shpirtërore për fëmijën tonë.
5. Më ka goditur ndërkohë që mbaja vajzën në krahë, në prani të nënës sime.
6. Është përleshur vazhdimisht me të tjerët, ka qenë disa herë në burg, edhe për shkak të muzikës apo personave që frekuenton.
7. Kam prova që shet drogë – çfarë shembulli është ky për një fëmijë?
8. Nuk është në gjendje të kujdeset për veten, ende fle tek nëna e tij.
9. Ka refuzuar të ndahet ligjërisht, edhe pse kemi qenë të ndarë për tre muaj me radhë.
10. Gjatë gjithë lidhjes, çdo gjë e kam paguar unë , shtëpinë, ushqimin, makinat, rrobat, kujdesin për vajzën, sidomos gjatë pandemisë.
11. E përdor vajzën si armë hakmarrjeje, luan rolin e viktimës dhe gënjen në gjykatë.
12. Nuk njeh kufijtë personalë – fakti që kemi një fëmijë bashkë nuk i jep të drejtë të më kontrollojë.
13. Shfaqet pa paralajmërim në vendet ku ndodhem.
14. Ka qenë në dijeni të të gjitha udhëtimeve dhe shpërnguljeve që kemi bërë me vajzën.
15. Pasi nuk i pëlqeu që nuk jetojmë në Kosovë, filloi të më pengonte në karrierë duke ndryshuar termat e kujdestarisë.
16. Në shtator 2023 dha një deklaratë të rreme në gjykatë dhe mori përkohësisht kujdestarinë.
Por vendimi u shpall i paligjshëm, dhe më është kthyer kujdestaria e plotë si nga gjykatat amerikane, ashtu edhe ato të Kosovës.
17. Pa aprovimin tim, e çoi vajzën në shërbimet sociale, me qëllim që të ndryshonte marrëveshjen.
18. Ka ushtruar presion psikologjik dhe fizik, madje më ka puthur me forcë dhe ka kërcënuar familjen time – që cilësohet si sulm seksual dhe dhunë.
19. Ka qenë xheloz për mua edhe pas ndarjes.
20. Papritur “u bë fetar” vetëm që të dukej si person i moralshëm, por gënjen që nuk më ka dhunuar – kam prova për këtë.
21. Ka falsifikuar një video sikur unë jam “gërryese parash” (gold digger).
22. Telefoni që përdor është nën emrin tim – më ka vjedhur gjëra dhe më ka borxh mbi 50,000 euro që s’i ka kthyer kurrë.
23. Ka shtyrë për më shumë se një vit procesin e divorcit, dhe ndërkohë më ka lutur të kthehemi bashkë, me qëllim të më frikësojë.
24. Në intervistat që ka dhënë, ka bërë akuza të rreme dhe gënjeshtra publike.
25. Unë po përpiqem ta mbroj vajzën time nga gjithë kjo çmenduri.
Po të ishte me të vërtetë baba i mirë, do të sillet me respekt dhe do të kemi marrëdhënie normale 50/50.
26. Ka deklaruar publikisht që do ma rrëmbejë vajzën dhe do ta rrisë vetë – kjo është e frikshme.
27. Kam ngritur disa padi ndaj tij, dhe ka urdhër arresti në emrin e tij – por policia nuk po vepron.
28. E ka përdorur vajzën për t’u dukur si baba i mirë në media, por e ka detyruar stafin të gënjejë, duke e frikësuar dhe traumatizuar vajzën.
29. Kur është me të, nuk e nxjerr as në park – vetëm në studio.
30. Ka nënshkruar marrëveshje për kujdestari të përbashkët, por tani thotë që s’e pranon.
31. Mesazh për të gjitha gratë që po kalojnë të njëjtën gjë: Mos u dorëzoni!
Në fillim duket sikur po humbni, por qëndroni të forta.
Ju keni shpëtuar nga burra toksikë dhe të dhunshëm.
Mos e ktheni kokën pas, asnjëherë”.