Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjet buxhetore për vitin 2026 me 62 vota pro, 36 kundër dhe asnjë abstenim.
Shumica parlamentare e Vetëvendosjes nuk pranoi mbi 80 amendamente të paraqitura nga partitë opozitare, të cilat nuk arritën të sigurojnë votat e nevojshme.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se buxheti i miratuar konsiderohet emergjent dhe se gjatë muajit të ardhshëm pritet një rishikim i tij.
Buxheti për vitin 2026 është në vlerë prej 4 miliardë eurosh.