Miqtë përlotin rrjetin për Egli Pashollarin: “Plaga që na le nuk do të shërohet kurrë”

Miqtë e Egli Pashollarit kanë reaguar me mesazhe të ndjera pas vrasjes së 31-vjeçarit, i cili humbi jetën pasi u qëllua me thikë të premten e kaluar.

Në një postim në rrjetet sociale, një prej mikeve të tij, Edisa, ka ndarë fjalë prekëse për ndarjen e parakohshme nga jeta të të riut, duke theksuar se mungesa e tij do të mbetet një plagë e hapur për të gjithë ata që e njohën.

“Plaga dhe mungesa që më ke lënë s’do më shërohen kurrë, por do mësoj të jetoj me to, sepse pa ty s’do jetë njësoj”, shkruan ajo mes të tjerash, duke e cilësuar 31-vjeçarin si “vëlla” dhe shok të pazëvendësueshëm.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40. Egli Pashollari u godit me thikë pas shpine dhe ndërroi jetë gjatë transportimit drejt spitalit.

Për këtë rast, policia ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin Gazment Buçpapaj, i dyshuar si autor i krimit. Në lidhje me ngjarjen ka dhënë dëshmi edhe bashkëshortja e tij.

Fillimisht ajo deklaroi se viktima e kishte ngacmuar, por më pas ndryshoi versionin, duke thënë se shkak i konfliktit ishte bllokimi i rrugës.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033