Në kuadër të 106-vjetorit të Kongresit Kombëtar të Lushnjës, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, z. Shpëtim Axhami, u shpreh për mediat, duke vlerësuar rëndësinë historike të këtij kongresi për shtetformimin shqiptar.
Ai theksoi se Kongresi i Lushnjës mbetet një shembull i unitetit kombëtar dhe i përgjegjësisë politike në momente vendimtare për fatet e vendit.
Z. Axhami nënvizoi se trashëgimia e Kongresit të Lushnjës duhet të shërbejë si frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, në mbrojtje të vlerave kombëtare, sovranitetit dhe demokracisë