Mesazhi i fortë i Vjollca Hamzajt: “Çdo ditë është Tetor Rozë!”

59-vjeçarja nga Lushnja, Vjollca Hamzaj, është kthyer në një simbol frymëzimi për gratë që luftojnë me kancerin e gjirit. Me kurajë dhe besim, ajo përçon një mesazh të fortë për çdo nënë, motër dhe grua: “Mos harroni, çdo ditë është Tetor Rozë. Kontrollohuni, kujdesuni për veten, doni jetën!”

Vjollca rrëfen se rruga nuk ka qenë e lehtë, por dashuria për jetën, mbështetja e pakushtëzuar e familjes, përkujdesja e mjekëve dhe ndihma e institucioneve i kanë dhënë forcë për të mos u dorëzuar. Ajo është krenare që është rritur dhe përballur me sëmundjen me dinjitet, duke u bërë zëri i të gjitha grave që ende hezitojnë të flasin ose të kontrollohen.

Ky mesazh i dhimbshëm, por i mbushur me forcë dhe shpresë, vjen si një thirrje për ndërgjegjësim dhe kujdes të vazhdueshëm, jo vetëm në muajin Tetor, por çdo ditë të vitit. Vjollca zgjodhi të jetojë. Zgjidhni edhe ju!

Gazetar: Ndriçim Gjoshi

Ndaj Postimin: