Mesatarja, zgjedhjet dhe konkurrenca: çfarë duhet të dinë maturantët për rrugën drejt universitetit

Procesi i aplikimit për maturën shtetërore dhe përzgjedhjen e lëndëve me zgjedhje ka nisur zyrtarisht, duke sjellë paqartësi dhe pyetje për maturantët dhe prindërit. Në këtë fazë, theksi vihet te njohja e rregullave dhe kritereve që përcaktojnë vijimin drejt arsimit të lartë.

Një nga kushtet bazë për aplikimin në universitet është mesatarja mbi 6.5. Ky prag është i detyrueshëm dhe pa të sistemi nuk lejon aplikimin. Kjo kërkesë vlen si për maturantët aktualë, ashtu edhe për ish-maturantët që synojnë të rikthehen në konkurrim.

Rëndësi të veçantë ka edhe përzgjedhja e lëndës me zgjedhje, e cila ndikon drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar dhe në shanset për t’u pranuar në degën e dëshiruar. Aktualisht, ekonomia mbetet lënda më e preferuar, e ndjekur nga sociologjia dhe psikologjia, ndërsa biologjia është zgjedhja kryesore për nxënësit që synojnë studimet në mjekësi.

Vërehet se degët e inxhinierisë dhe teknologjisë së informacionit janë ndër më të kërkuarat, me një konkurrencë shumë të lartë. Në të kundërt, interesimi për degët e mësuesisë dhe për shkencat ekzakte ka shënuar rënie.

Maturantët këshillohen që vendimet për zgjedhjen e lëndëve dhe degëve të mos ndikohen nga presioni i shoqërisë apo i familjes, por të bazohen në aftësitë personale, interesat individuale dhe kërkesat e tregut të punës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033