Një ngjarje e rëndë po ndodh në këto momente në fshatin Kozare, Kuçovë, ku një automjet tip BMW X5 me targa AB 707 JB, në pronësi të një shtetasi nga Kuçova, është përfshirë nga flakët teksa ndodhej në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur mbi urën e lumit Devoll, ku drejtuesi i mjetit ka vënë re tymin dhe flakët që dilnin nga kapaku i motorit dhe është larguar menjëherë nga mjeti duke shpëtuar pa lëndime.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, megjithatë automjeti është djegur plotësisht. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Po ashtu, në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë që po hetojnë shkaqet e zjarrit dhe po monitorojnë qarkullimin në zonë.
Raportoi nga Kozarja, Kuçovë, gazetari Ndricim Gjoshi