Meghan Markle lançoi markën e re “American Riviera Orchard” dhe produktin e saj të parë

Meghan Markle ka hedhur hapin e parë në botën e biznesit me lansimin e markës së saj të re të stilit të jetesës, “American Riviera Orchard”. Ky projekt i ri vjen me një produkt të veçantë: një reçel me luleshtrydhe, i cili është dërguar si dhuratë për miqtë dhe influencuesit e njohur, duke shkaktuar një valë reagimesh pozitive në rrjetet sociale.

Reçeli, që ka tërhequr vëmendjen e publikut, mban etiketën e markës “American Riviera Orchard”, së bashku me fjalën “Montecito”, një referencë për zonën e bukur në Kaliforni ku Meghan dhe Princi Harry jetojnë. Ky detaj i etiketës ndihmon për të theksuar lidhjen personale të dukeshe me këtë rajon, duke e bërë produktin edhe më të veçantë dhe personal.

Të famshmet dhe influencueset e njohura, si dizajnerja e modës Tracy Robbins dhe blogerja argjentinase Delfina Balquier, kanë ndarë imazhe të këtij reçeli në rrjetet e tyre sociale, duke i bërë thirrje ndjekësve të tyre për të provuar produktin dhe duke shprehur vlerësimin e tyre për shijen e tij të veçantë. Ky është një hap i mençur nga Markle, duke shfrytëzuar ndikimin e njohur të influencerëve për të rritur njohjen e markës së saj të re.

Kjo markë, që do të jetë e njohur për produktet e stilit të jetesës, pritet të zyrtarizohet këtë pranverë. Meghan ka plane ambicioze për të zgjeruar koleksionin me produkte të tjera që do të reflektojnë stilin dhe shijet e saj personale, duke përfshirë mundësisht artikuj që lidhen me ushqimin, veshjet dhe jetën e përditshme në natyrë.

Përveç kësaj, Meghan Markle po përgatitet për një rikthim në ekranin e madh. Sipas burimeve, ajo është duke punuar për një shfaqje në Netflix, që do të përqendrohet në gatim, kopshtari dhe argëtim. Ky projekt do të kombinojë pasionet e saj personale për ushqimin dhe kopshtarinë, duke i ofruar audiencës një pasqyrë të re të aftësive dhe interesave të saj jashtë jetës publike.

Përmes këtyre projekteve, Meghan po ndjek një rrugë të re, duke e zgjeruar ndikimin e saj në industrinë e modës dhe të jetesës. Lansimi i markës “American Riviera Orchard” është vetëm fillimi i një sipërmarrjeje të madhe që pritet të evoluojë dhe të arrijë sukses në vitet që do të vijnë.

Ndaj Postimin: