Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes ndaj tij.

Përmes avokatit mbrojtës, Mediu iu referua një vendimi të Gjykatës së Lartë të korrikut 2025, duke argumentuar se gjyqtarja paraprake nuk mund të jetë gjyqtare e çështjes në themel kur gjykimi zhvillohet me procedurë të zakonshme.

Sipas mbrojtjes, një gjyqtar që ka trajtuar fazën paraprake mund të vijojë si gjyqtar i themelit vetëm në rastet e gjykimit të shkurtuar, çka sipas tyre nuk aplikohet në rastin konkret.

Më herët, edhe vetë gjyqtarja Gjoka kishte paraqitur kërkesë për dorëheqje nga çështja për të njëjtin shkak, por kjo kërkesë ishte rrëzuar nga një tjetër gjyqtar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033