Media dhe Drejtësi, gazetaria dhe avokatia sëbashku në mbrojtje të demokracisë

Shqipëria e ka paguar shtrenjtë heshtjen. Për dekada, diktatura e shndërroi fjalën e lirë në rrezik dhe mbrojtjen ligjore në një formalitet bosh. Media u përdor si propagandë, avokatia u mbajt nën kontroll dhe drejtësia u kthye në instrument frike. Në atë realitet, gazetari dhe avokati nuk ishin profesionistë të pavarur, por zëra që duhej të bindeshin ose të shuheshin.

Sot jetojmë në demokraci, por presioni nuk është zhdukur, ai është rafinuar. Kërcënime, intimidim, shantazh ekonomik, censurë e maskuar, ndjekje selektive, baltosje publike dhe pengesa institucionale janë forma të reja të së njëjtës frikë. Kur goditet gazetari, goditet e vërteta. Kur pengohet avokati, cenohet e drejta. Dhe kur këto dy shtylla dobësohen, dobësohet vetë demokracia.

Shqipëria e njeh mirë diktaturën, një kohë kur fjala e lirë quhej faj, e vërteta censurohej, avokati frikësohej ose zhdukej si profesion dhe drejtësia ishte urdhër, jo ligj. Ne nuk e pranojmë as rikthimin, as hijen e asaj kohe.

Sot presioni vjen në forma të ndryshme, telefonata paralajmëruese, shantazh ekonomik, procese të përzgjedhura, baltosje publike, heshtje të imponuar, “mesazhe” të koduara dhe frikë të normalizuar procese penale të sajuara. Kur gazetari detyrohet të heshtë, qytetari mbetet i verbër. Kur avokati pengohet, qytetari mbetet pa mbrojtje.

Për këtë arsye jemi bashkuar dhe kemi krijuar Shoqatën “Media dhe Drejtësi”. Jo si dekor institucional, por si forcë veprimi. Një front i përbashkët i medias dhe avokatisë për të mos lejuar që frika të kthehet në normalitet dhe abuzimi në rregull.

Ne do të mbrojmë njëri-tjetrin nga klanet në drejtësi dhe nga censura. Do të qëndrojmë pranë çdo gazetari, avokati dhe juristi të pavarur që kërcënohet për shkak të punës së tij. Do të kemi një zë të përbashkët për denoncim publik dhe institucional të çdo akti presioni, censure dhe keqpërdorimi të pushtetit. Do të ndërtojmë një rrjet solidariteti profesional, ku askush të mos mbetet më vetëm përballë shantazhit dhe intimidimit.

Së bashku do të promovojmë standarde ndërkombëtare për lirinë

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033