Viti parlamentar 2026 ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit dhe përplasjes politike, me Partinë Demokratike që bllokoi foltoren dhe kërkoi largimin nga salla të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Menjëherë pas ceremonisë së nderimit të himnit kombëtar, deputetët e opozitës ndërhynë në seancë, duke kërkuar që Balluku t’i dorëzohet drejtësisë dhe duke penguar zhvillimin normal të punimeve parlamentare.
Situata e krijuar nuk çoi në ndërprerjen e seancës, pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vijoi fjalimin pavarësisht bllokimit të foltores dhe zhurmës në sallë.
Nisja e sesionit të ri parlamentar me tensione të forta sinjalizon një klimë të ashpër politike në Kuvend, në një vit që pritet të shoqërohet me debate të forta dhe përballje mes mazhorancës dhe opozitës.