Me pistoletë të fshehur si stilolaps, arrestohet 32-vjeçari në Maliq

Një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje është goditur në Maliq. Një 32-vjeçar është arrestuar në një lokal të zonës, pasi u kap në posedim të një pistolete të modifikuar në formë stilolapsi.

Sipas njoftimit të policisë, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, organizuan një operacion pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje. I dyshuari u lokalizua në një lokal në fshatin Podgorie, Maliq.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit me iniciale E. Xh. iu gjet një send i dyshuar si pistoletë me fishekë, i ngjashëm me stilolapsin, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë E. Xh., 32 vjeç, banues në fshatin Podgorie, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033