“Më hoqën nga puna se kërkova rrogën”, gruaja ngjitet në kullë dhe kërcënon të hidhet

Një situatë e rëndë u regjistrua në Kuçovë, ku një grua u ngjit në një nga kullat e puseve të naftës dhe kërcënoi se do të hidhej.

Bëhet fjalë për Elonën Bregaj, e cila, sipas informacioneve paraprake, ka qenë punonjëse e ndërmarrjes së pastrimit në qytet. Sipas saj, vendimi për këtë akt erdhi pas largimit nga puna.

“Sot na hoqën nga puna. S’është hera e parë që e bëj, është hera e tretë. Çfarë të bëjmë? Ne na hoqi nga puna ai dhe hipëm lart. Atje vetëm te kulla mund ta zgjidhësh. 380 mijë lekë. Kaq të ardhura kemi. Me një burrë të sëmurë. Pse duhet të më heqë nga puna? Asgjë s’bëra. Më hoqën nga puna se kërkova rrogën në bashki. Rrogën na e hedhin një herë në dy muaj e gjysmë”, deklaroi ajo.

Sipas saj, vonesat në pagesa dhe ndërprerja e kontratës së punës e kanë shtyrë në këtë veprim.

Autoritetet ndërhynë për të menaxhuar situatën, ndërsa rrethanat e largimit nga puna pritet të verifikohen.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033