Më 9 dhjetor jepet vendimi për Marjo Perlleshajn në çështjen e vrasjes së Martin Canit

Gjykata e Tiranës do të shpallë më 9 dhjetor vendimin për Marjo Perlleshajn, i akuzuar për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçjes në nëntor të vitit të kaluar. Çështja lidhet me ngjarjen e rëndë të ndodhur pranë shkollës Fan Noli në Tiranë më 18 nëntor.

Gjatë seancës së sotme, mbrojtja e 15 vjeçarit kërkoi rikualifikimin e akuzës nga vrasje në rrethana cilësuese në vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike. Prokuroria më herët ka kërkuar dënimin me 25 vite burg, por për shkak të moshës së të pandehurit zbatohet neni 97 i Kodit Penal që parashikon se të miturit nuk mund të marrin më shumë se gjysmën e dënimit maksimal.

Kjo nënkupton se nëse kërkesa e prokurorisë pranohet, Perlleshaj nuk mund të dënohet me më shumë se 12 vite burg.

Në seancën e ardhshme, gjykata pritet të japë vendimin përfundimtar për çështjen, duke mbyllur kështu një prej proceseve më të ndjekura publike të vitit, që tronditi kryeqytetin dhe komunitetin shkollor.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033