Më 22 mars opozita do të rikthehet në rrugë. Thirrja u bë nga Sali Berisha në mbyllje të protestës së zhvilluar para Parlamentit.
Kreu i Partisë Demokratike ftoi qytetarët nga i gjithë vendi të mblidhen në Tiranë, duke paralajmëruar një tjetër tubim kombëtar.
“Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. Të vazhdojmë kryengritjen paqësore gjer në fitore. Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare. Fitore, fitore, fitore”, tha ai.
Thirrja erdhi në fund të protestës para Kuvendit, duke shënuar kështu datën e radhës të mobilizimit të opozitës.